Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Shpallet emri: Nuk është Trumpi, kjo është politikanja që fiton Nobelin për Paqe

GD
Gazeta Demos10 tetor 2025 në 11:32
Shpallet emri: Nuk është Trumpi, kjo është politikanja që fiton Nobelin për Paqe

Politikanja opozitare nga Venezuela, María Corina Machado, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025.

Machado, e njohur si një nga figurat më të guximshme të opozitës demokratike në Amerikën Latine, është vlerësuar nga Komiteti Nobel për përkushtimin e saj ndaj paqes dhe demokracisë në një vend të zhytur prej vitesh në krizë politike dhe shtypje.

“Viti 2025 i shkon një kampioneje të guximshme dhe të përkushtuar të paqes, një gruaje që e mban flakën e demokracisë të ndezur mes një errësire në rritje”, tha Komiteti për fitoren e Machados.

Në deklaratën e tyre, ata shtuan:

“Si udhëheqëse e Forcave Demokratike në Venezuelë, María Corina Machado është një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të guximit civil në Amerikën Latine. Kohët e fundit, Machado ka qenë një figurë kyçe bashkuese në një opozitë politike që dikur ishte thellësisht e përçarë, një opozitë që gjeti terren të përbashkët në kërkesën për zgjedhje të lira dhe qeveri përfaqësuese.”

Machado është ndaluar nga autoritetet e regjimit të Nicolás Maduro për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale, por mbetet simbol i qëndresës për mijëra qytetarë venezuelianë.

Në listën e përfolur për këtë çmim ishte edhe emri i Donald Trump , presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, por Komiteti vendosi t’ia japë çmimin lideres venezueliane për përkushtimin e saj ndaj paqes dhe demokracisë.

María Corina Machadotrump

Të ngjashme

Trump paralajmëron Iranin: Kam një vendim për të marrë, mund të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë

Trump paralajmëron Iranin: Kam një vendim për të marrë, mund të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë

11:48
Trump mbledh në Shtëpinë e Bardhë drejtuesit e gjigantëve të teknologjisë

Trump mbledh në Shtëpinë e Bardhë drejtuesit e gjigantëve të teknologjisë

13:41
Bashkëshortja e Vuçiq poston foton me Trump: Ia vlente të prisje 10 ditë

Bashkëshortja e Vuçiq poston foton me Trump: Ia vlente të prisje 10 ditë

13:03

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 13:16Boshnjakët votojnë në zgjedhjet që përballin forcat pro-perëndimore me ato nacionaliste
  • 21:57Kandidati austriak për president premton kthimin e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut në Shqipëri
  • 17:48Sulmet ruse godasin dy ura strategjike në Kiev