Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Shpërthejnë luftime mes Tajlandës e Kamboxhias, raportohet për të vrarë

GD
Gazeta Demos24 korrik 2025 në 08:47
Shpërthejnë luftime mes Tajlandës e Kamboxhias, raportohet për të vrarë

Tajlanda ka thënë se do ta mbyllë tërë kufirin me Kamboxhian pas luftimeve të cilat raportohet se kanë lënë të vrarë.

Dy civilë – një fëmijë 12-vjeçar dhe një i rritur – u vranë pasi Kamboxhia hodhi dy raketa BM-21 në një fshat tajlandez, tha një zyrtar nga Tajlanda, raporton televizioni BBC.

Në anën tjetër, Qeveria e Kamboxhias ka vendosur që ta ulë nivelin e raporteve diplomatike me Tajlandën në shkallën më të ulët, pas masave të ngjashme nga vendi fqinj.

Tërë stafi diplomatik kamboxhian në Bangkok është urdhëruar që të kthehet në atdhe.

Forca ajrore tajlandeze tha se të gjithë aeroplanët luftarakë të tipit F-16 janë kthyer në vend në mënyrë të sigurt dhe pa u prekur pas një dislokimi të shpejtë për të hedhur bomba mbi batalione kamboxhiane, tha ushtria tajlandeze.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Kamboxhias e akuzoi Tajlandën për përdorim të forcës së tepruar, të cilën e quajti “kërcënim të rëndë ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal”.

Kjo ministri tha, gjithashtu, se forcat tajlandeze po përdorin armë të rënda dhe po kryejnë sulme ajrore për të marrë me forcë territor kamboxhian.

Ushtria tajlandeze tha se disa persona janë lënduar nga një sulm i forcave kamboxhiane në spitalin “Phanom Dong Rak” në Tajlandë. Hollësitë për rastin tani për tani mungojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:12Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur
  • 18:16Paralajmërim për rrezikun nga rënia e degëve dhe pemëve në pyjet zvicerane
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij