Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Shqipëria ndalon 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani e substancave kancerogjene

GD
Gazeta Demos5 dhjetor 2025 në 14:04
Shqipëria ndalon 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani e substancave kancerogjene

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AUK) në Shqipëri ka konfirmuar të enjten në mbrëmje praninë e aflatoksinës B1 në dy ngarkesa me misër, të importuara nga Serbia, që përbëjnë një total prej 51 tonësh.

Ato ishin të porositura si ushqim për kafshët, ndërsa sipas njoftimit zyrtar, një nga ngarkesat është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa tjetra është bllokuar për asgjësim.

“AKU kreu në Pikën e Inspektimit Kufitar të Hanit të Hotit mostrimin e dy ngarkesave me misër, ushqim për kafshë, origjina Serbi, të cilat pas kryerjes së analizimit laboratorik, janë konfirmuar me prani të Aflatoksinës B1. Informojmë se njëra nga ngarkesat është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa ngarkesa tjetër është bllokuar në ambientet e subjektit me destinacion asgjësimin”, thuhet në njoftim.

Ekspertët e cilësojnë aflatoksinën si një nga toksinat më të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Konsumimi i misrit të kontaminuar nga kafshët mund të ndikojë edhe në qumështin që ato prodhojnë, pasi toksina nuk shkatërrohet gjatë procesit të përpunimit. Sipas OBSH-së, ekspozimi ndaj aflatoksinës mund të shkaktojë sëmundje kancerogjene./TCh

AKU

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:25Mbi 40 vatra zjarri në Shqipëri, rritet rreziku në Tiranë, Krujë, Dibër e Mallakastër
  • 10:57Peshkaqeni e kafshoi “deri në kockë”, 27-vjeçari shpëton pas sulmit në Irlandë
  • 09:54Tërmeti shkatërrues në Kolumbi: 265 të vdekur, 3 mijë e 500 të plagosur dhe 496 të zhdukur – vijon beteja për të mbijetuarit
  • 09:53Zjarret në rrethinat e Tiranës: Në Daias flakët u afrohen banesave
  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët