Prej vitit 1998, Britania e Madhe është kthyer në destinacionin kryesor të shqiptarëve që kërkonin emigrim, duke u konsideruar si një “Eldorado” për një jetë më të mirë.
Sot, jozyrtarisht, raportohet se në vendin ishull jetojnë mbi 200 mijë shqiptarë, shumica prej tyre nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut.
Megjithatë, vendimi i qeverisë britanike në vitin 2023 për të shpallur Shqipërinë vend të sigurt, ka prodhuar efekte të forta dekurajuese në emigracionin e shqiptarëve drejt këtij vendi.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Brendshme britanike (Home Office), gjatë vitit 2024 kanë aplikuar për azil 3,698 shqiptarë .
Krahasuar me vitin 2022, kur u shënua kulmi me 17,340 aplikime , bëhet fjalë për një rënie drastike.
Nga këto aplikime, vetëm 3% kanë qenë të suksesshme :
100 kërkesa u pranuan
2,112 u refuzuan
3,478 janë ende në pritje
Në kontrast me azilkërkimin, shifrat e vizave turistike për shqiptarët tregojnë një trend më pozitiv. Vetëm gjatë vitit 2024, shtetasit shqiptarë kanë bërë 28,554 aplikime për vizë , nga të cilat:
20,192 u aprovuan (68%)
9,271 u refuzuan