Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga zjarri i madh që përfshiu një zonë turistike në Andaluzi, në jug të Spanjës, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se shumica e viktimave dyshohet se janë shtetas të huaj.
Sipas ministrit të Emergjencave të Andaluzisë, Antonio Sanz, gjithçka tregon se të vdekurit janë kryesisht ose tërësisht shtetas të huaj. Deri më tani, 19 persona rezultojnë ende të zhdukur.
Mes viktimave janë edhe katër persona që dyshohet të kenë qenë shtetas britanikë. Ata u dogjën brenda automjetit të tyre, ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga zona e rrezikuar.
Autoritetet thanë se disa prej viktimave dolën nga rrugët e përcaktuara për evakuim dhe tentuan të shpëtonin përmes një lumi, por u kapën nga flakët, raporton Euronews.
