Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Skandali në Itali/ Turistët paguan mijëra paund për të qëlluar me snajper në rrethimin e Sarajevës

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2025 në 18:48
Skandali në Itali/ Turistët paguan mijëra paund për të qëlluar me snajper në rrethimin e Sarajevës

Prokurorët në Milano kanë çelur një hetim ndaj disa turistëve të pasur italianë, të cilët dyshohet se kanë paguar deri në 70 mijë paund për një “safari njerëzor” gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet ’90, e madje, gazeta e njohur britanike pretendon se për vrasjen e fëmijëve, kishte tarifa shtesë.

Ky “turizëm snajperistësh”, sipas Daily Mail, pretendohet të ketë ndodhur gjatë Luftës së Bosnjës, kur mes viteve viteve 1992 dhe 1996, vetëm në Sarajevë u vranë mbi 10,000 vetë nga bombardimet dhe zjarri i snajperëve. Rrethimi i saj konsiderohet më i gjati i një kryeqyteti në historinë e luftrave moderneve. Turistët, që mendohet të kenë pasur lidhje me qarqet e ekstremit të djathtë, mund të kenë paguar sipas hetuesve anëtarë të ushtrisë serbe të Bosnjës për udhëtime fundjave në qytetin e rrethuar, ku kanë marrë pjesë në masakrën e banorëve thjesht për kënaqësi.

Prokurorët thonë se kanë fluturuar nga Trieste në Beograd me linjën ajrore serbe Aviogenex për t’u kthyer në “snajperistë fundjave’ ku për t`iu bashkuar rrethimin e përgjakshëm, kanë ofruar 70,000 deri në 88,000 paund, teksa spanjollja El Pais shkruan edhe ajo se vrasja e fëmijëve kushtonte më shumë.

Hetimi nis mbi bazën e një padie ligjore prej 17 faqesh e paraqitur nga shkrimtari dhe gazetari me bazë në Milano Ezio Gavazzeni, me mbështetjen e ish-magjistratit Guido Salvini dhe Benjamina Karic, kryebashkiake e Sarajevës nga viti 2021 deri në vitin 2024. Akuzat dolën në dritë në dokumentarin e vitit 2022 ‘Sarajevo Safari’ nga regjisori slloven Miran Zupanic, i cili grumbulloi dëshmi rreth mundësisë që italianët e pasur dhe shtetas të kombësive të tjera të kishin dhënë para me qëllimin të udhëtonin drejt Sarajevës për të qëlluar banorët.

Itali

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:57Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
  • 22:41“Reuters”: ShBA do të ofrojë 206 milionë dollarë për forcën paqeruajtëse në Gaza
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:26Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht
  • 21:50Operacion antidrogë në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3.3 ton kokainë