Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Sulm me bomba molotov ndaj dasmorëve dhe supermakinave në Angli

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 17:07
Sulm me bomba molotov ndaj dasmorëve dhe supermakinave në Angli

Një sulm me bomba molotov ka ndodhur jashtë një restoranti në Birmingham të Anglisë, ku po zhvillohej një dasmë me rreth 500 të ftuar.

Persona të maskuar hodhën tre bomba molotov në drejtim të mysafirëve dhe dy të tjera ndaj një McLaren-i dhe një Ferrari, të parkuara jashtë restorantit “Royal Shalimar”. Të dyja veturat u përfshinë nga flakët.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur sulmuesit hedhin shishet me lëndë djegëse, ndërsa mysafirët përpiqen t’i shuajnë flakët dhe t’i largojnë shishet nga njerëzit dhe veturat.

Policia e West Midlands ka nisur hetimet. Sipas autoriteteve, tre persona u panë duke u larguar me një Volkswagen Golf të bardhë, raporton Mirror

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Policia po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka bërë apel për çdo person që ka informacione lidhur me rastin.

May be an image of car and fire


bombamolotovsulm

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:57Burri që pushoi 900 persona, tani humbi vetë vendin e punës
  • 17:55Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar
  • 17:42Të paktën 15 të vrarë në Kiev, Ukraina përballet me mungesa të mbrojtjes ajrore
  • 22:57Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
  • 22:41“Reuters”: ShBA do të ofrojë 206 milionë dollarë për forcën paqeruajtëse në Gaza