Japonia është goditur këtë të hënë nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5, pas të cilit autoritetet kanë dhënë alarmin për një cunami të mundshëm, me dallgë që pritet të arrijnë deri në 3 metra lartësi.
Sipas Agjencia Meteorologjike e Japonisë, lëkundja sizmike ka goditur bregun verilindor të vendit, raporton BBC .
Cunami parashikohet të prekë Prefektura Iwate si dhe disa pjesë të Prefektura Hokkaido dhe Prefektura Aomori. Ndërkohë, në disa zona të tjera në verilindje, dallgët mund të arrijnë deri në 1 metër lartësi.
