Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Tragjedi në Egjipt: Raportohet për 6 nxënës të mbytur në det, 24 të tjerë lëndohen

GD
Gazeta Demos23 gusht 2025 në 19:25
Tragjedi në Egjipt: Raportohet për 6 nxënës të mbytur në det, 24 të tjerë lëndohen

Një ekskursion shkollor në Egjipt është shndërruar në tragjedi, pasi të paktën gjashtë nxënës kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë janë lënduar gjatë një vizite në plazhin Abu Talat, në Aleksandri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Egjiptit, ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje pasi u raportua se nxënësit po luftonin me dallgët e forta. Në operacionin e shpëtimit u angazhuan 16 autoambulanca, por pavarësisht përpjekjeve, gjashtë nxënës nuk arritën të mbijetojnë, raporton “The Sun”.

Tre prej të plagosurve u trajtuan në vend, ndërsa 21 të tjerë u dërguan në spitalet më të afërta. Autoritetet vendore kanë urdhëruar mbylljen e plazhit dhe kanë ngritur flamuj paralajmërues të kuq për shkak të kushteve të rrezikshme të detit dhe rrymave të fuqishme.

Ministri i Shëndetësisë, Khaled Abdel Ghaffa, tha se trajtim i menjëhershëm mjekësor po u ofrohet të gjithë nxënësve të lënduar dhe paralajmëroi qytetarët të respektojnë udhëzimet e sigurisë në plazhe. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar nëse masat e sigurisë ishin zbatuar.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër aksident tronditi Egjiptin, ku 6 persona humbën jetën dhe 39 të tjerë u shpëtuan pas mbytjes së nëndetëses turistike Sindbad pranë Hurghadës. Nëndetësja mbante 45 turistë, kryesisht rusë, por edhe nga India, Norvegjia dhe Suedia, të cilët po zhvillonin një tur nënujore për të parë shkëmbinjtë koralorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:25Mbi 40 vatra zjarri në Shqipëri, rritet rreziku në Tiranë, Krujë, Dibër e Mallakastër
  • 10:57Peshkaqeni e kafshoi “deri në kockë”, 27-vjeçari shpëton pas sulmit në Irlandë
  • 09:54Tërmeti shkatërrues në Kolumbi: 265 të vdekur, 3 mijë e 500 të plagosur dhe 496 të zhdukur – vijon beteja për të mbijetuarit
  • 09:53Zjarret në rrethinat e Tiranës: Në Daias flakët u afrohen banesave
  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët