Një fëmijë ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident me një kamion në Essex të Anglisë, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.
Sipas autoriteteve, policia u njoftua për ngjarjen rreth orës 16:20 të së premtes në rrugën Epping Road, në Ongar, ku gjeti fëmijën të plagosur rëndë. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Shoferi i kamionit, një 48-vjeçar nga Derbyshire, u arrestua në vendngjarje nën dyshimin për shkaktim të lëndimeve të rënda me drejtim të rrezikshëm të automjetit, shkruan Metro
Më vonë, pas vdekjes së fëmijës, ai u lirua me kusht deri në mesin e shtatorit, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

