Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2025 në 23:56
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey Epstein me banka të mëdha dhe disa demokratë të shquar, përfshirë ish-presidentin Bill Clinton.

Në një njoftim në mediat sociale, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se do t’i kërkonte Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi dhe FBI-së të hetonin “përfshirjen dhe marrëdhënien” e Epstein me Clinton dhe të tjerët “për të përcaktuar se çfarë po ndodhte me ta dhe me të”.

Interesi për marrëdhëniet e Epstein u rigjallërua këtë javë pasi ligjvënësit amerikanë publikuan më shumë se 20,000 faqe dokumentesh nga pasuria e tij, duke përfshirë disa që përmendin Trumpin.

Klinton ka mohuar fuqimisht se kishte ndonjë dijeni për krimet e Epstein.

Përveç Clinton, Trump tha se i kërkoi Departamentit të Drejtësisë (DoJ) të hetojë bankat JP Morgan dhe Chase, ish-Sekretarin e Thesarit Larry Summers dhe themeluesin e LinkedIn Reid Hoffman, i cili është gjithashtu një donator i shquar demokrat.

“Epstein ishte demokrat dhe ai është problemi i demokratit, jo problemi i republikanit. Të gjithë e dinë për të, mos e humbni kohën me Trumpin. Kam një vend për të drejtuar!” shkroi ai në rrjetet sociale.

Një zëdhënës i JPMorgan Chase tha se firma shpreh keqardhje për “çdo lidhje” që kishin me Epsteinin dhe shtoi se kompania “nuk e ndihmoi atë të kryente aktet e tij të tmerrshme”.

Kërkesa e Trump vjen përpara votimit të Dhomës së Përfaqësuesve javën e ardhshme nëse departamenti i drejtësisë duhet të publikojë të gjitha dosjet e tij që lidhen me hetimin ndaj Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:39Ndërpritet ekzekutimi i të dënuarës me vdekje në ShBA, vetëm pak para realizimit
  • 10:49Rama mirëpret ambasadorin e ri amerikan në Tiranë
  • 10:49Rama mirëpret ambasadorin e ri amerikan në Tiranë
  • 08:02A u takua me Vlora Hysenin, deklarohet për herë të parë Ergys Agasi - jep detaje avokati i tij
  • 23:50Trump: Askush nuk më falënderon që nuk e marr pagën si president i SHBA-së