Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump kërkon hetim për “sabotim” në OKB: Ashensori, teleprompteri dhe zëri nuk funksionuan

GD
Gazeta Demos25 shtator 2025 në 08:28
Trump kërkon hetim për “sabotim” në OKB: Ashensori, teleprompteri dhe zëri nuk funksionuan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar një hetim zyrtar për atë që e cilëson si “sabotim të trefishtë” gjatë vizitës së tij në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se ka dërguar një letër te Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, duke kërkuar hetim për tri ngjarje që ai i cilësoi “shumë të dyshimta”: Bllokimin e papritur të eskalatorit lëvizës, problemet me teleprompterin, si dhe defektet në sistemin e zërit gjatë fjalimit të tij.

Incidenti ndodhi pak para fjalimit të Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kur ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump, u detyruan të ecin në këmbë pasi eskalatori ndaloi menjëherë pasi ata hipën mbi të.

Fillimisht Trump bëri shaka për ngjarjen gjatë fjalimit të tij, por një ditë më pas ai u shpreh më ashpër, duke thënë se ishte “fat që nuk u rrëzuam përmbys”. Ai e quajti situatën “sabotim i qartë” dhe theksoi se Shërbimi Sekret amerikan është përfshirë në hetim, raporton Al Jazeera transmeton Klankosova.tv.

Trump pretendoi gjithashtu se publiku nuk dëgjoi dot fjalimin për shkak të problemeve me zërin dhe se pjesëtarët e delegacioneve ishin të detyruar të përdornin kufje përkthimi për ta dëgjuar atë.

Ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, mbështeti kërkesën për hetim, duke e quajtur këtë incident “të papranueshëm dhe të rrezikshëm për sigurinë”.

Zëdhënësit e OKB-së kanë mohuar çdo qëllim të keq. Sipas tyre, ashensori mund të jetë ndalur aksidentalisht nga një anëtar i delegacionit të Trump, ndërsa teleprompteri ishte pajisje e ekipit të presidentit amerikan dhe nuk ishte përgjegjësi e OKB-së.

OKBSHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:57Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
  • 22:41“Reuters”: ShBA do të ofrojë 206 milionë dollarë për forcën paqeruajtëse në Gaza
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:26Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht
  • 21:50Operacion antidrogë në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3.3 ton kokainë