Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e përshkruan luftën e Iranit si një “përleshje”, por thotë se “po ia dalim shumë mirë”.
“Po shkon shumë mirë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, thotë ai në eventin në Shtëpinë e Bardhë për nënat e ushtarakëve dhe grave të ushtrisë amerikane. Ata duan të bëjnë një marrëveshje, duan të negociojnë dhe mendoj se nënat ushtarake do të donin ta dëgjonin këtë.”
Trump vazhdon duke thënë se ShBA-të kanë “ushtrinë më të madhe në botë deri tani”, një pohim që ai e ka përsëritur shpesh gjatë luftës në Iran, raporton SkyNews
