Në fjalimin e tij të fundit para zgjedhjeve të ndërmjetme të së martës, Donald Trump përuroi një projekt që, por nuk la pa goditur edhe kundërshtarët e tij demokratë.
Bëhet fjalë për “Reflecting Pool” liqenin e madh artificial në Uashington, në të cilin pasqyrohen monumentet kushtuar George Washington-it dhe Abraham Lincoln-it.
Pasi foli për liqenin, Donald Trump theksoi se kandidatët demokratë janë jashtëzakonisht të rrezikshëm, pasi, sipas tij, ata mbështesin xhihadistët, Vëllazërinë Myslimane dhe “të tjerë që as nuk mund t’i imagjinoni”.
Ai u shpreh se këta kandidatë përkrahin politika të tmerrshme, duke iu referuar veçanërisht qëndrimeve të tyre lidhur me imigracionin dhe të drejtat e personave transgjinorë.
“Ne do ta mbrojmë vendin tonë, kulturën tonë dhe trashëgiminë tonë për brezat që do të vijnë”, deklaroi presidenti amerikan.
“Kemi luftuar për 250 vjet për ta bërë vendin tonë të madh, ai nuk do të shkatërrohet nga disa demokratë të dështuar”, tha ai në një moment tjetër.
Më pas, ai përmendi arritjet e tij, duke përfshirë faktin se “e kemi Grenlandën, falënderime për Danimarkën dhe Evropën për këtë”, si dhe theksoi se i ka mbajtur të gjitha premtimet që kishte dhënë.