Presidenti amerikan, Donald Trump shpreson që Vladimir Putin “do të jetë i mirë”.
“Nëse nuk është, do të jetë një situatë e vështirë”, tha ai për Fox News, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti amerikan shtoi se mendon që Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin “po shkojnë mirë”.
Kur u pyet nëse mund të japë garanci se nuk do të ketë trupa amerikane në terren, Trump tha “keni garancinë time dhe unë jam president”.
“Unë thjesht po përpiqem të ndaloj vrasjen e njerëzve”.