Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë ndërprerë shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën.
Kështu ka deklaruar gjatë së martës, presidenti amerikan, Donald Trump, pasi është pyetur nga gazetarët nëse ka ndodhur një gjë e tillë në raportet me Ukrainën.
“Jo, nuk e kemi bërë. Ne po i ndihmojmë dhe po shkëmbejmë informacione inteligjence”, ka deklaruar Trump, raprton BBC.

