Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trumpi thotë se Izraeli “kurrë” nuk do të përdorte një armë bërthamore kundër Iranit

GD
Gazeta Demos16 mars 2026 në 20:21
Trumpi thotë se Izraeli “kurrë” nuk do të përdorte një armë bërthamore kundër Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u pyet në një konferencë për shtyp nga një gazetar për mundësinë që Izraeli të përdorë një armë bërthamore kundër Iranit, nëse konflikti vazhdon që të përshkallëzohet.

“Izraeli nuk do ta bënte kurrë atë. I keni goditur [iranianët] deri në ferr dhe thjesht mund të largoheni tani dhe do të nevojiten dhjetë vjet që ata ta rindërtojnë as për së afërmi atë që e kanë tash për tash” – tha presidenti amerikan, sipas gazetës “The Guardian”.

Njëri nga këshilltarët e Trumpit, David Sacks, e kishte përmendur këtë rezultat të mundshëm në një intervistë javën e kaluar, kur ai e shprehu shqetësimin për mundësinë që konflikti të përshkallëzohej.

“Izraeli do të mund të shkatërrohej seriozisht, e pastaj duhet brengosur për [mundësinë që] Izraeli ta përshkallëzojë luftën duke e menduar përdorimin e një arme bërthamore, që do të ishte vërtetë katastrofale” – tha Sacks.

Kur u pyet nëse këshilltari e ka ndarë vlerësimin e tillë me të, Trumpi tha: “Jo, nuk e ka ndarë.”

Ndërkohë, raportohet se vendet evropiane kanë kërkuar që të dinë më shumë rreth planeve të Trumpit për luftën ndaj Iranit dhe për atë se kur mund të përfundojë konflikti, kur po e shqyrtojnë çështjen se a do të pajtohen me thirrjen e tij për të dërguar luftanije që të shtohet siguria në Gjirin Persik.

Zëdhënësi i kancelarit Fridrich Merz, Stefan Kornelius tha se “kjo nuk është luftë e NATO-s”. “NATOj-a është aleancë për ta mbrojtur territorin e aleancës” – shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski, e ftoi administratën e Trumpit që t’i ndjekë kanalet e duhura.

“Nëse ka kërkesë përmes NATO-s, ne natyrisht se, nga respekti dhe keqardhja për aleatët tanë amerikanë, do ta shqyrtojmë atë me shumë kujdes” – tha ai.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:10Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar pas shpërthimit të dy zjarreve në një ishull grek
  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus
  • 19:10Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren
  • 17:55Dy të vdekur nga zjarret që kapluan ishullin grek të Salaminës