Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit ka lëshuar sot më 7 nëntor, urdhërarreste për 37 të dyshuar, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, me akuza për kryerjen e gjenocidit.
Urdhërarrestet u lëshuan si pjesë e një hetimi mbi krimet e pretenduara të luftës dhe mizoritë e kryera gjatë sulmeve të Izraelit në Gaza.
Të dyshuarit thuhet se përfshijnë figura të larta politike dhe ushtarake izraelite, të akuzuar për drejtimin ose lehtësimin e sulmeve, që rezultuan në vdekjen e mbi 68,000 palestinezëve, kryesisht grave dhe fëmijëve.
Pas dorëzimit të një padie penale në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Kryetari i Bashkësisë së Avokatëve të Stambollit, Yasin Samli, mbajti një konferencë për shtyp jashtë Gjykatës së Stambollit, duke dënuar Izraelin për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Gaza, pavarësisht nënshkrimit të një marrëveshjeje për armëpushim.
Samli tha se veprimet e Izraelit nuk kufizohen vetëm në Gaza, duke theksuar se “struktura terroriste e Izraelit” është bërë kërcënim për gjithë njerëzimin. Ai shtoi se gjatë dy viteve të fundit, Izraeli kishte kryer sulme në Liban, Siri, Tunizi, Iran, Katar, Jemen, Irak, Maltë dhe Egjipt.
Duke kujtuar vrasjen e Hind Rajab, 5-vjeçare, e cila u qëllua 335 herë brenda një automjeti, Samli tha akti tregon se shteti izraelit po bën gjenocid hapur.
