Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Turqia sfidon Izraelin, rrethon me dronë flotiljen e nisur drejt Gazës

GD
Gazeta Demos30 shtator 2025 në 17:36
Turqia sfidon Izraelin, rrethon me dronë flotiljen e nisur drejt Gazës

Duke sfiduar hapur Izraelin, Turqia i është bashkuar Spanjës, Italisë dhe Greqisë në mbrojtjen e flotiljes ndërkombëtare me ndihma për Gazën, të cilën e monitoruan teksa lundronte në lindje përmes Detit Mesdhe pavarësisht paralajmërimeve nga Izraeli për të ndaluar misionin, tregojnë të dhënat e fluturimit.

Faqet e gjurmimit të fluturimeve treguan se tre dronë të nisur nga baza ajrore turke e Çorlu kanë qarkulluar mbi flotilje për tre ditë, thotë Reuters, duke theksuar interesin ndërkombëtar në rritje për anijet që janë zotuar të shkelin një bllokadë detare izraelite rreth Rripit të Gazës.

Të hënën, flotilja globale Sumud, e përbërë nga anije civile që transportonin parlamentarë, avokatë dhe aktivistë, përfshirë aktivisten suedeze për klimën Greta Thunberg, ishte ende qindra milje larg vijës bregdetare të Gazës.

Megjithatë, ajo po i afrohej një zone ku flotilje të tjera janë kapur më pare. Avancimi i saj ka shkaktuar tensione, veçanërisht pas një sulmi me dron javën e kaluar që dëmtoi disa anije.

Askush nuk u lëndua, por flotilja u desh të ndalonte për disa ditë në ujërat greke për riparime përpara se të nisej përsëri për në Gaza gjatë fundjavës. Sipas organizatorëve, tani misioni pritet të arrijë në se misioni tani pritet të arrijë në enklavë brenda 3 ditësh.

Edhe pse kanë vendosur anije të marinës për të shoqëruar flotiljen në rast shpëtimi ose nevojash humanitare, Italia dhe Spanja kanë thënë për çdo rast se nuk do të angazhohen ushtarakisht. /tch

IzraelTurqia

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:57Tragjedi në Nigeri: 40 fëmijë të vdekur pas përmbysjes së një varke
  • 22:45ShBA: Sanksionet do ta “shtypin” ekonominë e Iranit dhe do ta “shembin” regjimin e tij
  • 22:42Shoferi pësoi goditje në tru gjatë vozitjes, dy pasagjerë shmangin tragjedinë në Suedi
  • 21:56Peruja goditet nga një tërmet i fuqishëm
  • 19:52Bilanc tronditës në Evropë, mbi 25 mijë vdekje nga vapa ekstreme