Shtatë persona kanë humbur jetën në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pasi hasën vështirësi në ujë gjatë valës rekord të të nxehtit të kësaj jave.
Bilanci i viktimave u rrit të shtunën në mbrëmje, pasi trupi i një djali 15-vjeçar u gjet në rezervuarin Coëbury në Stalybridge, Tameside.
Më herët gjatë ditës, një grua 55-vjeçare humbi jetën pasi hyri në një pishinë në Sandwell Valley Country Park, në West Bromëich.
Po ashtu, trupi i një burri u nxor nga lumi Severn në Shrewsbury.
Brody Leach, 22 vjeç, ishte parë për herë të fundit i gjallë në orët e para të së premtes, kur hasi vështirësi në ujë, duke shkaktuar një operacion të madh kërkim-shpëtimi. Trupi i të riut u gjet nga zhytësit një ditë më vonë, konfirmoi Policia e West Mercia, shkruan Metro ,
