Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tri qytete serbe

GD
Gazeta Demos17 gusht 2025 në 09:59
Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tri qytete serbe

Për të pestën natë me radhë, policia në Serbi është përleshur me protestuesit në disa qytete nëpër Serbi.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq ka thënë në një konferencë për media në Beograd, pak para mesnatës, se ka pasur “shkelje drastike të rendit publik”.

Përleshjet më të dhunshme janë regjistruar në Valljevë, në perëndim të Serbisë, pasi zyrat e Partisë Përparimtare të Serbisë – parti e presidentit, Aleksandar Vuçiq – janë përfshirë nga flakët.

Incidente të ngjashme janë regjistruar në ditët e fundit edhe në shumë qytete tjera, përfshirë kryeqytetin, Beogradin.

Daçiq ka thënë se në Valljevë janë sulmuar edhe ndërtesa e gjykatës dhe zyra e prokurorit, si dhe ato të administratës së qytetit. Në protesta janë dëmtar rëndë edhe zyrat e Partisë Radikale Serbe – parti e ekstremit të djathtë – të udhëhequr nga krimineli i luftës, Vojisllav Sheshel.

Në disa incizime janë parë zyrtarët policorë duke hedhur gaz lotsjellës, bomba zanore dhe duke i shpërndarë protestuesit, të cilët kanë gjuajtur gjësende në drejtim të tyre.

Skenar i ngjashëm ka ndodhur edhe në Beograd, ku protestuesit janë mbledhur para selisë së partisë Vuçiqit, mirëpo më vonë janë shpërndarë nga policia përmes gazit lotsjellës.

Përleshjet kanë shpërthyer pas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shihen disa të rinj të ndaluar nga autoritetet ditëve të fundit në Novi Sad. Ata shihen të gjunjëzuar me shpinën e kthyer kah zyrtarët policorë në momentin e arrestimit.

Policia, as nuk e ka konfirmuar, dhe as mohuar autenticitetin e këtyre fotografive, dhe as nuk ka thënë se do të nisë ndonjë hetim për abuzim eventual të kryer nga policia.

Në Valljevë, protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur “Mos i rrihni fëmijët tanë” dhe kanë bërë thirrje për lirimin e të gjithë të ndaluarve.

Daçiq, në anën tjetër, ka thënë në konferencë se policia është përballur me sulme të vazhdueshme.

Ai ka paralajmëruar se “të gjithë ata që përhapin informacion të rremë” do të arrestohen, duke iu referuar disa raportimeve të pasakta në rrjete sociale për “vdekjen e një protestuesi”.

Protestat janë organizuar në rrjete sociale, dhe udhëhiqen nga grupet që e identifikojnë veten si organizata të studentëve.

Ato janë qenë në krye të protestave që mbahen në Serbi prej nëntorit të vitit të kaluar, dhe pikënisje e kanë pasur kërkesën për përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 16 personave, si pasojë e shembjes së një strehe beton në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Më vonë, ata kanë bërë thirrje për veprim kundër korrupsionit, si dhe kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare – kërkesë që është refuzuar nga Qeveria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij
  • 22:32Trump: “Ide e shkëlqyer” që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor amerikan
  • 20:46Rrëzohet helikopteri, tre të vdekur në ishullin grek të Sifnos
  • 20:14Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse
  • 19:26Breshëritë e plumbasve tronditin Spanjën: Tre të vrarë, mes tyre një shtatzënë dhe një 16-vjeçar