Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka udhëtuar të paktën tetë herë me aeroplan privat të Jeffrey Epstein midis viteve 1993-1996, thuhet në një dokument të fluturimeve të Epsteinit, raportoi BBC-ja. Ky informacion është nga emaili i datës 7 janar 2020, i shkruar nga një ndihmësprokuror federal i Distriktit Jugor të New Yorkut.
Në email thuhet se Trumpi ishte pasagjer në më shumë fluturime nga sa ishte raportuar më parë. Në të paktën katër prej këtyre fluturimeve ndodhej edhe Ghislaine Maxwell.
“Në një fluturim në vitin 1993, ai dhe Epsteini janë të vetmit pasagjerë të regjistruar në listë; në një tjetër fluturim ishin Epstein, Trumpi dhe një 20-vjeçar në atë kohë”, thuhet në email.
