Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale në Shqipëri, arrestohet nëna ndërsa i biri në arrati

GD
Gazeta Demos11 prill 2026 në 15:35
Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale në Shqipëri, arrestohet nëna ndërsa i biri në arrati

Policia e Shqipërisë ka kryer një operacion në një bazë armatimi në Tiranë, e dyshuar se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale, ndërsa policia ka sekuestruar një arsenal të konsiderueshëm armësh dhe municionesh.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit u bë i mundur identifikimi dhe goditja e kësaj baze, ndërsa nga kontrolli i ushtruar në banesën e të dyshuarit me iniciale O. Q., policia gjeti dhe sekuestroi 9 armë zjarri, konkretisht 5 armë automatike, 1 pushkë dhe 3 pistoleta, si dhe 1 armë gjahu.

Po ashtu, u sekuestruan një silenciator, një bajonetë, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë.

Në vijim, u gjetën dhe rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, si dhe fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore, çka tregon përmasat e aktivitetit të dyshuar kriminal.

Si rezultat i operacionit, është arrestuar shtetasja M. H., 66 vjeçe, ndërsa është shpallur në kërkim poseduesi i dyshuar i bazës së armatimit, shtetasi O. Q., 41 vjeç.

Autoritetet bëjnë të ditur se armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Polici

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:50Trump: Askush nuk më falënderon që nuk e marr pagën si president i SHBA-së
  • 20:25Shpërthim i madh në një apartament në Zvicër, disa persona pësojnë lëndime
  • 20:06Shpërthim i fuqishëm në Zvicër, 4 të plagosur
  • 16:52Netanyahu paralajmëron Iranin: Fundi i regjimit është afër, mos u ngatërroni me ne
  • 15:59NATO: Rusia synon të thyejë vullnetin e aleatëve për të mbështetur Ukrainën