Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me Presidentin Donald Trump pas samitit në Alaskë, një bisedë që përfshiu më shumë se një orë diskutime dypalëshe dhe më pas u zgjerua me pjesëmarrjen e liderëve evropianë të vendeve të NATO-s.
“E nisëm me bisedime një për një përpara se të ftonim liderët evropianë të bashkoheshin. Kjo telefonatë zgjati më shumë se një orë e gjysmë, përfshirë rreth një orë të bisedës sonë dypalëshe me Presidentin Trump,” tha Zelensky.
Presidenti ukrainas theksoi se Ukraina mbetet e gatshme të punojë me përkushtim maksimal për arritjen e paqes, ndërsa Trump e informoi atë mbi takimin me Presidentin rus Vladimir Putin dhe pikat kyçe të diskutimit.
Zelensky përshëndeti propozimin e Trump për një takim trepalësh midis Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë, duke thënë se “formati trepalësh është i përshtatshëm” dhe se “çështjet kyçe mund të diskutohen në nivelin e liderëve”.