Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike të rëndësishme me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit në frontin e luftës dhe angazhimet diplomatike të Ukrainës në arenën ndërkombëtare.
Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, lideri ukrainas ka vlerësuar lartë këtë komunikim, duke e cilësuar si “të rëndësishëm dhe konstruktiv”.
Ai theksoi se gjatë bisedës me Ramën ka ndarë një përmbledhje të situatës aktuale në vijën e frontit dhe përpjekjet në vazhdim për të siguruar paqen.
“Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për ta përfunduar këtë luftë sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të ndaluar vrasjet”, deklaroi Zelensky.
