Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë zhvilluan bisedime për luftën në Ukrainë me presidentin amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Trump tha se i ka telefonuar Vladimir Putinit për të rregulluar një takim midis presidentëve rusë dhe ukrainas.
“Në përfundim të takimeve, e thirra Presidentin Putin dhe fillova përgatitjet për një takim, në një vend që do të përcaktohet, midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelenskyy”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, duke shtuar se do të pasonte një takim trepalësh që përfshinte presidentin e SHBA-së.