Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përgëzuar homologun amerikan, Donald Trump për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.
Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, i cili është ende duke vazhduar, Zelensky tha se garancitë e sigurisë janë një çështje ‘e rëndësishme’ për ukrainasit.
Zelensky u pyet nëse do të merrte në konsideratë heqjen dorë nga kërkesa e tij për t’u bashkuar me NATO-n në mënyrë që t’i japë fund luftës.
