Në Gramsh ka përfunduar vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarri i 11 gushtit, i cili për disa ditë me radhë përfshiu disa fshatra duke shkrumbuar dhjetëra banesa dhe mijëra hektarë tokë bujqësore, madje u shënua edhe një viktimë.
Fatura e dëmeve arrin në rreth 31 milionë euro, dhe tashmë i është dërguar Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për të nisur procedurat e ndërhyrjes.
Sipas të dhënave nga grupet e punës, 68 banesa janë dëmtuar nga flakët — 10 plotësisht dhe 42 pjesërisht. Bashkia e Gramshit, përmes zyrës së urbanistikës, po harton projektet për rindërtimin dhe rikonstruksionin e tyre.
