Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Adeyemi shkëlqen me Barcelonën, shënon golin e parë dhe merr lëvdata

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 16:03
Adeyemi shkëlqen me Barcelonën, shënon golin e parë dhe merr lëvdata

Karim Adeyemi ka bërë paraqitjen e tij më të mirë në fazën përgatitore me Barcelonën, duke shënuar golin e parë me fanellën katalanase në fitoren 5-2 ndaj Basel.

Sulmuesi gjerman, i cili iu bashkua Barcelonës këtë verë nga Borussia Dortmund, ishte një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes. Përveç golit, Adeyemi asistoi edhe Hamza Abdelkarimin për golin e dytë të Barcelonës.

Paraqitja e tij ka marrë vlerësime të shumta nga mediat spanjolle. “Marca” e cilësoi Adeyemin si një prej protagonistëve të ndeshjes, duke vlerësuar paraqitjen e tij në të dyja krahët e sulmit.

Ndërkohë, “Sport” e përshkroi 24-vjeçarin si “yllin e mbrëmjes”, duke e cilësuar këtë si paraqitjen e tij më të mirë në fazën përgatitore.

Adeyemi po synon të fitojë një vend në formacionin titullar të Hansi Flickut, por konkurrenca në repartin ofensiv të Barcelonës është e madhe, me lojtarë si Lamine Yamal, Raphinha dhe Anthony Gordon.

Transferimi i Adeyemit nga Dortmundi te Barcelona u realizua për rreth 22 milionë euro, ndërsa marrëveshja mund të arrijë deri në 29 milionë euro me bonuset. Gjithashtu, Dortmundi ka siguruar 35 për qind të shumës së një shitjeje të ardhshme të futbollistit.

Adeyemi kishte pasur një sezon të vështirë në Dortmund, ku nën drejtimin e Niko Kovaç humbi vendin e titullarit. Tani, ai po kërkon një fillim të ri në Barcelonë.

Pas debutimit të tij, Hansi Flick kishte kërkuar më shumë nga sulmuesi gjerman, duke thënë se ai kishte parë një Adeyemi më të mirë në stërvitje dhe se lojtari kishte potencial të madh.

Me golin dhe asistimin ndaj Baselit, Adeyemi duket se ka dhënë përgjigjen e parë në fushë dhe ka nisur të fitojë besimin e trajnerit gjerman.

adeyemigolinparë

Të ngjashme

Saime Isufi rrëfen takimin e parë me Kadri Zekën: Erdhi me biçikletë, atë natë u betuam për atdheun

Saime Isufi rrëfen takimin e parë me Kadri Zekën: Erdhi me biçikletë, atë natë u betuam për atdheun

21:31
LABI rrëfen për herë të parë – Si funksiononte Miss Universe: Më tha Fadili, leje ruje…

LABI rrëfen për herë të parë – Si funksiononte Miss Universe: Më tha Fadili, leje ruje…

21:10
Gruaja nga Skënderaj që u bë e varur nga droga si 15-vjeçare: Me me 60 eurot që mi dha nëna e bleva substancën e parë...

Gruaja nga Skënderaj që u bë e varur nga droga si 15-vjeçare: Me 60 eurot që mi dha nëna e bleva substancën e parë...

17:58
140 milionëshi sapo shënoi golin e parë me Chelsean

140 milionëshi sapo shënoi golin e parë me Chelsean

16:31

Më shumë nga Sport

  • 21:27“Ujku” i vjetër në La Liga, Auba e nis fuqishëm sezonin
  • 21:09Në privatësi të plotë, publikohen fotot e martesës së Ronaldos me Georgina-n
  • 20:16Real Madridi realizon një shitje historike, talenti 20-vjeçar transferohet te Strasbourg
  • 20:07Neymar bëhet i pari që largohet nga fusha për shkak të rregullit të ri
  • 20:06Laporte kërkon transferimin te Barcelona