Tyson Fury dhe Anthony Joshua kanë zhvilluar takimin e parë para duelit të shumëpritur mes tyre, por në vend të provokimeve, shtyrjeve apo përplasjeve verbale, dy britanikët kanë dhuruar një moment krejtësisht të pazakontë.
Gjatë face-off-it të parë, Joshua e ka gudulisur Fury-n në pjesën anësore të trupit, duke shkaktuar të qeshura te të dy boksierët. Fury i është përgjigjur me buzëqeshje, ndërsa Joshua ka vazhduar me të njëjtën atmosferë miqësore.
As shtyrje, as bërtitje e as “show” agresiv – vetëm buzëqeshje dhe shaka mes dy ish-kampionëve të botës në peshat e rënda.
Megjithatë, atmosfera ndryshoi kur të dy u pyetën për strategjinë që do të përdorin në ring.
“Do të dal dhe do ta nokautoj. Do të jetë një luftë si në ‘O.K. Corral’. Nuk do të largohem, nuk do të boksoj, do të përballem dhe do të godas. Nga ajo që po shoh, do ta kap dhe kur ta bëj këtë, gjithçka do të marrë fund”, deklaroi Fury.


