Fisnik Asllani, sulmuesi 22-vjeçar i Hoffenheim, është një nga sulmuesit që është lidhur me Barcelona gjatë muajve të fundit, dhe agjenti i tij, Ayman Dahmani, ka konfirmuar kontaktet me klubin katalanas për një mundësi transferimi në verë.
Pas paraqitjes vendimtare të Asllanit në fitoren e Kosovës ndaj Sllovakisë (3-4) në fazën e play-off-it për Botërorin, ku shënoi një nga golat e kombëtares, Dahmani dha një intervistë për ‘Erem News’ dhe foli për negociatat me klubin blaugrana.
“Interesi i Barcelonës për lojtarin është aktual dhe ka pasur kontakte nga ana e klubit katalanas,” tha Dahmani, i cili shtoi se Asllani do të largohet nga Hoffenheim vetëm nëse paguhet klauzola e tij e largimit. Sipas mediave të ndryshme, vlera e kësaj klauzole luhatet mes 25 dhe 29 milionë eurosh.
