Një nga momentet më të jashtëzakonshme të Kupës së Botës u regjistrua në përballjen mes Meksikës dhe Koresë së Jugut, ku mbrojtësi meksikan Edson Alvarez realizoi një ndërhyrje që mund të konsiderohet vendimtare për fatin e ndeshjes.
Gjithçka ndodhi kur sulmuesi korean Son Heung-min lëshoi një goditje drejt portës së boshatisur, pasi portieri meksikan ishte pozicionuar larg vijës së tij. Topi po shkonte drejt rrjetës dhe goli dukej i pashmangshëm.
Megjithatë, në çastet e fundit, Edson Álvarez u rikthye me shpejtësi dhe largoi topin nga vija e portës me një ndërhyrje akrobatike spektakolare, duke mahnitur tifozët në stadium dhe shikuesit anembanë botës.
