Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Maran për ndeshjen ndaj San Marinos: Kemi respekt për ta, duhet të tregojmë identitet

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 21:49
Maran për ndeshjen ndaj San Marinos: Kemi respekt për ta, duhet të tregojmë identitet

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran doli në konferencën zyrtare për mediat në prag të ndeshjes me San Marinon, që do të luhet nesër në “San Marino Stadium”, në orën 20:45.

Tekniku kuqezi, Rolando Maran theksoi se Shqipëria duhet ta marrë me shumë seriozitet përballjen me San Marinon, duke ruajtur përqendrimin, identitetin dhe ekuilibrin taktik për të menaxhuar siç duhet ndeshjen.

“Sigurisht që do të duhet të përballemi me qasjen e duhur në ndeshje të tilla. Këto janë ndeshje që të ndihmojnë për të ndërtuar mentalitetin e një skuadre. Duhet ta marrim shumë seriozisht këtë ndeshje, edhe me një vëmendje dhe një durim të veçantë specifikisht, sepse në këtë mënyrë di edhe se çfarë duhet të bësh. Sigurisht kemi shumë respekt për San Marinon, por kjo na jep edhe motivacion për të marrë masat e duhura për situatat që do të krijohen ndaj ndeshjes”, tha ai fillimisht.

Ai tregoi edhe një nga mënyrat e mundshme si mund të luajë kombëtarja shqiptare nesër.

“E rëndësishme është që të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe atë se çfarë kemi përgatitur deri në mëngjesin e sotëm në stërvitjen zyrtare ta bëjmë mirë. Është e rëndësishme që në këtë rast të lexojmë situata të caktuara që do të ketë ndeshja, të bëjmë zgjidhjet më të mira në varësi edhe se si do të luajë kundërshtari. Duhet të kemi identitet, por në varësi të situatave që do të krijohen mund të përdorim edhe vertikalizimet. Mund të funksionojnë të dyja gjërat”, shtoi ai.

“Siç e thashë edhe më herët, e rëndësishme për rritjen e një skuadre është mentaliteti, edhe ne sigurisht që duhet të hyjmë në fushë pavarësisht nga kundërshtari për të bërë atë që dimë të bëjmë. Nuk duhet të kënaqemi thjesht nga disa elementë të caktuar. Sigurisht duhen krijuar edhe kushtet ideale dhe të merret çdo gjë me shumë seriozitet. E rëndësishme është rritja e skuadrës në këtë rast”, vazhdoi ai.

Tutje, ai zbuloi se tashmë ka ‘vendosur’ edhe për formacionin.

“Praktikisht e kam një ide se kush do të jetë formacioni titullar, edhe pse le të themi që kemi rreth 24 orë para se të luajmë ndeshjen. Jam i bindur që të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për të bërë ndeshjen më të mirë të mundshme. Edhe lojtarët nuk e dinë ende formacionin titullar dhe do të ishte mungesë respekti që të merrej vesh më parë nga media. Orët e fundit do të pres për të bërë edhe matjet e fundit nga aspekti fizik”, e mbylli ai.

Ndeshja San Marino – Shqipëri, që luhet nesër, i përket xhiros së dytë të Ligës së Kombeve, në Ligën C.

Shqipëria ka tri pikë nga xhiroja e parë, pasi e mposhti Bjellorusië.

Ndërkohë, San Marino pësoi humbje si vendase, me shifrat prej 7-0 nga Finlanda.

duhetkemimaran

Të ngjashme

Haxhiu për Hamzën: E respektoj si kryetar të PDK-së, por nuk është “bashkëkryetar” në diskutimet për Presidentin

Haxhiu për Hamzën: E respektoj si kryetar të PDK-së, por nuk është “bashkëkryetar” në diskutimet për Presidentin

22:39
Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në

Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në

22:18
Gjini: Të vërtetën e luftës duhet ta tregojmë në mënyrë që ta kuptojë bota

Gjini: Të vërtetën e luftës duhet ta tregojmë në mënyrë që ta kuptojë bota

21:32
"Kosovës i duhet një president ushtarak, veç Ramush Haradinaj i del zot", ja se kush e thotë

"Kosovës i duhet një president ushtarak, veç Ramush Haradinaj i del zot", ja se kush e thotë

18:45

Më shumë nga Sport

  • 23:09Nations League/ Këta janë fituesit e sotëm
  • 22:56Ka puls edhe pa Mbappen, Franca mposht në fund Belgjikën
  • 22:49Italia kthehet te fitorja, e “çmonton” Turqinë
  • 22:41Olise e ndryshon lojën, shënon për Francën
  • 19:30Franca tenton pa Mbappen ndaj Belgjikës, publikohet formacioni