Austria dhe Kosova do të përballen nesër në një ndeshje të rëndësishme, ndërsa në aspektin financiar, përfaqësuesja austriake ka një vlerë më të madhe të skuadrës.Sipas të dhënave të Transfermarkt, Kosova ka një vlerë të përgjithshme prej 143.65 milionë euro, ndërsa Austria vlerësohet më lart në tregun e transferimeve me 250.50 milionë euro, transmeton GazetaBlic Sport.
Megjithatë, vlera në treg nuk përcakton rezultatin e një ndeshjeje, pasi gjithçka vendoset në fushë. Kosova do të synojë të tregojë se diferenca financiare nuk është domosdoshmërisht tregues i forcës në 90 minutat e lojës, ndërsa Austria hyn në këtë përballje me një skuadër që, sipas vlerësimeve të tregut, kushton më shumë.Përballja e nesërme pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për Kosovën, e cila do të kërkojë rezultat pozitiv, sidomos pas fitores ndaj Irlandës, në ndeshjen e parë




