Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Goal.com: Gjermania po humb talentët, Kosova po vepron për t’i afruar te përfaqësuesja!

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 19:17
Goal.com: Gjermania po humb talentët, Kosova po vepron për t’i afruar te përfaqësuesja!

Mediumi i njohur ndërkombëtar Goal.com i ka kushtuar një artikull të gjatë konkurrencës mes federatave të futbollit për sigurimin e shërbimeve të futbollistëve me prejardhje të ndryshme, duke veçuar edhe Kosovën si një prej vendeve që po punon aktivisht për rekrutimin e talenteve që jetojnë dhe zhvillohen në Gjermani.

Në artikullin e publikuar të mërkurën, Goal.com thekson se Gjermania është shndërruar në një pikë të nxehtë të konkurrencës mes federatave nacionale, pasi shumë futbollistë të rinj me shtetësi të dyfishtë kanë mundësinë të zgjedhin për cilën përfaqësuese dëshirojnë të luajnë, shkruan Indeksonline

Në këtë garë është përfshirë edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila, sipas Goal.com, organizon rregullisht kampe vëzhguese të talenteve në afërsi të Frankfurtit, me synimin për të identifikuar futbollistë të rinj me prejardhje kosovare që jetojnë në Gjermani.

Një prej shembujve konkretë të kësaj strategjie është Erblin Osmani, mesfushori 17-vjeçar i lindur në Mynih, i cili është zhvilluar në akademinë e Bayern Munichut.

Osmani, i cili më parë kishte përfaqësuar grupmoshat e Gjermanisë, vendosi të kalojë te Kosova. Sipas Goal.com, përzgjedhësi Franco Foda luajti rol të rëndësishëm në bindjen e tij për ta përfaqësuar vendin e prejardhjes.

Madje, në shtator, Osmani debutoi me përfaqësuesen A të Kosovës, duke u bërë futbollisti më i ri në historinë e saj.

Goal.com vlerëson se Kosova është ndër federatat që po përpiqen të krijojnë lidhje të hershme me futbollistët e rinj që kanë dy shtetësi, duke mos pritur deri në momentin kur ata të bëhen emra të njohur në futbollin profesionist.

Artikulli nënvizon se kjo garë nuk zhvillohet vetëm në fushën e futbollit, por edhe përmes kontakteve të drejtpërdrejta me lojtarët dhe familjet e tyre, kampeve vëzhguese dhe krijimit të një lidhjeje emocionale me vendin që mund të përfaqësojnë në të ardhmen.

Për Kosovën, një strategji e tillë mund të jetë veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh numrin e madh të futbollistëve me prejardhje shqiptare që janë rritur dhe po zhvillohen në akademitë e futbollit në Gjermani

goalkosovagjermania

Të ngjashme

Hoti: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj veteranëve amerikan

Hoti: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj veteranëve amerikan

22:07
Rrezikohet mbyllja e Qendrës së Down Syndrome Kosova në Ferizaj, kërkohet zgjidhje urgjente

Rrezikohet mbyllja e Qendrës së Down Syndrome Kosova në Ferizaj, kërkohet zgjidhje urgjente

20:09
Besnik Tahiri: Kosova ka mbetur pa agjendë të qartë evropiane, rrezikojmë të humbim edhe 131 milionë euro të tjera

Besnik Tahiri: Kosova ka mbetur pa agjendë të qartë evropiane, rrezikojmë të humbim edhe 131 milionë euro të tjera

18:18
Musliu-Shoshi kritikon ekzekutivin: Kosova e fundit në listën e vendeve për anëtarësim në BE

Musliu-Shoshi kritikon ekzekutivin: Kosova e fundit në listën e vendeve për anëtarësim në BE

16:29

Më shumë nga Sport

  • 21:41“Është lojtar vetëm për gjysmë ore”, Cassano me deklaratë nënçmuese për Edon Zhegrovën
  • 21:35E zunë në pritë dhe e rrahën brutalisht, ylli i UFC-së publikon pamjet e tmerrshme
  • 21:31Liridon Krasniqi ndëshkohet me karton të kuq pas reagimit të ashpër në Baller League
  • 20:32Pep Guardiola pritet të jetë një objektiv kryesor i kombëtares amerikane nëse Manchester United rrëmben Pochettinon!
  • 19:58Carrick shkarkohet nesër, Pochettino arrin marrëveshje