Barcelona ka arritur të shënoj fitore me rezultat 1-2 ndaj Atletico Madridit në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.
Atletico e nisi ndeshjen për mrekulli duke dominuar katalanasit, madje Julian Alvarez lëshoi dy raste të qind për qinda për gol.
Më pas në mintuën e 10-të, vendasit morën avantazhin me golin e Guliano Simeones pas një asistimi të Alvarezit.
Por Barcelona u kthye në lojë, dhe në minutën e fundit të pjesës së parë barazoi me Fermin Lopezin.
Fermin ishte protagonist kryesor në këtë takim i cili shënoi edhe golin e dytë pas një asistimi të hatashëm që mori nga Lamine Yamal në minutën e 66-të.
Deri në fund, dy skuadrat patën mundësitë e veta për gol, por asnjëra nuk ishte konkrete kështu që sfida u mbyll me këtë rezultat dhe Barcelona arkëtoi tre pikë të mëdha në një stadium tejet të vështirë.
Me këtë triumf Barcelona ka 33 pikë, tri më shumë se Real Madridi i dyti dhe pesë më shumë se Atletico që ngec me 28 sosh pas disfatës