Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Cristiano Ronaldo tregon se çka ka në garazhin e tij luksoz – mahnit me koleksionin milionësh të veturave

GD
Gazeta Demos5 gusht 2026 në 12:20
Cristiano Ronaldo tregon se çka ka në garazhin e tij luksoz – mahnit me koleksionin milionësh të veturave

Cristiano Ronaldo ka mahnitur edhe një herë ndjekësit në Instagram, duke publikuar një fotografi nga garazhi i tij luksoz, ku shfaqet i rrethuar nga disa prej veturave më ekskluzive në botë.

Në imazhin e ndarë me fansat, ylli portugez shihet i ulur mbi një Ferrari të kuq, ndërsa në sfond dallohen modele të markave prestigjioze si Bugatti, Rolls-Royce dhe automjete të tjera superluksoze që janë pjesë e koleksionit të tij.

“Lodrat e mia”, ka shkruar Ronaldo krahas fotografisë, duke iu referuar pasionit të tij të njohur për makinat luksoze.

Postimi u prit me interes të madh nga miliona ndjekës, të cilët e mbushën seksionin e komenteve me reagime dhe komplimente për koleksionin e jashtëzakonshëm të futbollistit.

Pasioni i Ronaldos për makinat është i njohur prej vitesh.

Ai zotëron një nga koleksionet më të pasura të veturave mes sportistëve në botë, me modele të rralla dhe me vlerë shumë milionëshe.

Përveç suksesit në futboll, 40-vjeçari vazhdon të jetë një nga sportistët më të paguar dhe më të ndjekur në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta e tij personale, stërvitjet, familja dhe pasionet jashtë fushës së lojës. /Telegrafi

ronaldoveturavecristiano

Më shumë nga Sport

  • 23:06Fitore përmbysëse nga Venezia e Rrahmanit, kalon tutje në Kupën e Italisë
  • 22:29Muriqi me Fenerbahçen e tij e nisin me humbje sezonin në Superligën turke
  • 20:24PSG i dërgoi avionin privat, por transferimi i portierit japonez u anulua papritur – ja çfarë ndodhi
  • 20:22Alarm te Bayerni: Musiala tremb të gjithë pasi humb ndjenjat në fushë
  • 20:12Nis epoka Salah te Trabzonspori, egjiptiani bën debutimin e tij