Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

E krahasoi me Messin, trajneri i Espanyolit flet për Vedat Muriqin

GD
Gazeta Demos14 mars 2026 në 19:48
E krahasoi me Messin, trajneri i Espanyolit flet për Vedat Muriqin

Trajneri i Espanyolit, Manolo Gonzalez ka folur para ndeshjes së nesërme me Mallorcan.

Në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga, Espanyoli do të jetë mysafir i Mallorcas në “Son Moix”, me ndeshjen që luhet nga ora 14:00.

Në konferencën për media para kësaj përballjeje, trajneri i Espanyolit ka folur veçanërisht për sulmuesin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin.

Ai tha se Muriqi është në formë të mirë, tash e disa vjet.

“Ai është lojtar shumë i fuqishëm. Ka pasur paraqitje shumë të mira tash e disa vjet”, ka deklaruar trajneri Gonzalez.

Ai theksoi se, edhe kur i studion lëvizjet e tij, mbulimi i tij sërish mbetet shumë sfidues.

“Është njësoj sikur me Messin që e dije se do të driblonte nga e majta dhe ai sërish ia dilte. Duhet ta mbajmë atë larg portës sa më shumë që mundemi sepse ai është në gjendje të shënojë gola nga çdo pozitë”, tha ai.

Vedat Muriqi ka shënuar 18 gola në këtë sezon të La Ligës, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në elitën e futbollit spanjoll, pas superyllit të Real Madridit, Kylian Mbappes.

vedat muriqi

Më shumë nga Sport

  • 21:58Ronaldo në telashe serioze: Federata Portugeze hap procedurë, konsideron ta pezullojë për gjashtë muaj
  • 21:11Fund dramatik, KB Bashkimi fiton ndeshjen e parë ndaj Valmiera Glass
  • 21:03Nga 180 në 50 milionë euro: Rënia e "frikshme" e dy yjeve të Barcelonës
  • 20:43Zhegrova me më së shumti driblime në UEFA Nations League
  • 20:06Messi pas ndeshjes së fundit me Argjentinën: Tashmë më mungon fanella bardhekaltër!