Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Eli Dasa: Nuk do të premtoj rezultat, sepse Kosova është një kombëtare e mirë, por do të bëjmë gjithçka për të fituar

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 19:29
Eli Dasa: Nuk do të premtoj rezultat, sepse Kosova është një kombëtare e mirë, por do të bëjmë gjithçka për të fituar

Pas humbjes së thellë ndaj Irlandës, mbrojtësi i djathtë i Izraelit, Eli Dasa, ka folur në konferencën për media në prag të ndeshjes ndaj Kosovës.

Izraeli ka humbur ndeshjen e parë ndaj Austrisë dhe më pas pësoi disfatë të rëndë nga Irlanda, ndaj tashmë e di se i duhet fitorja në xhiron e tretë të Ligës së Kombeve.

Izraeli dhe Kosova do të përballen të enjten nga ora 20:45 në Hungari.

Dasa u pyet fillimisht për kritikat që ka marrë për ftesën e tij në kombëtare, duke qenë se aktualisht është pa klub.

“Para së gjithash, është kritikë legjitime. Nëse do të isha në anën tjetër, edhe unë do ta bëja këtë pyetje. Është legjitime. Në fund, unë kam dy role këtu. Para së gjithash, rolin profesional në fushë, por edhe të jem dikush me përvojë brenda ekipit, që të jetë aty për lojtarët dhe për trajnerin”, deklaroi Dasa.

“Gjithmonë kam ardhur në kombëtare në formë të mirë, edhe kur nuk kam qenë pjesë e ndonjë klubi. Nuk do të kërkoj falje që jam këtu”, shtoi ai.

Sa i përket faktit se aktualisht është pa klub, Dasa tha se do të merret me këtë çështje pas përfundimit të grumbullimit me Izraelin.

“Për momentin jam këtu. Kur ta përfundojmë këtë grumbullim, do të punoj për të gjetur një klub. Është hera e katërt në karrierën time që gjendem në një situatë të tillë. Nuk është gjëja më e mirë, por do të përballem me të”, u shpreh ai.

Dasa foli edhe për ditët pas humbjes ndaj Irlandës dhe gjendjen në kampin izraelit.

“Kam kaluar ditë të vështira, ashtu siç e ka ndier i gjithë vendi. M’u desh të shikoja veten në pasqyrë dhe, si në futboll, nesër kemi Kosovën”, tha ai.

“Shpresojmë të nxjerrim mësimet e duhura. Asgjë që do të them nuk do ta bëjë askënd në shtëpi të ndihet më mirë. Duhet të sjellim rezultate në fushë”, shtoi Dasa.

Mbrojtësi izraelit pranoi se emocionet ndikuan negativisht te skuadra në ndeshjen e kaluar dhe kërkoi reagim ndaj Kosovës.

“Në ndeshjen e kaluar, emocionet ndikuan te ne në mënyrë negative. Në ndeshjen e ardhshme duhet të reagojmë ndryshe dhe ta tejkalojmë atë”, deklaroi ai.

Dasa nuk pranoi të premtonte fitore, por tha se Izraeli do të japë gjithçka për ta marrë atë.

“Nuk do të premtoj rezultat, sepse Kosova është një kombëtare e mirë. Por do të bëjmë gjithçka për të fituar dhe për ta lënë pas ndeshjen e kaluar”, përfundoi Dasa.

dasakombëtaremirë

Të ngjashme

Bashkimi i shqiptarëve për zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Hap i mirë politik

Bashkimi i shqiptarëve për zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Hap i mirë politik

21:17

Më shumë nga Sport

  • 23:16“Meçi i shekullit” po afron, Fury dhe Joshua për herë të parë përballen sy më sy, ky ishte reagimi i tyre
  • 22:55“O Jogo”: Cristiano Ronaldo pensionohet nga Portugalia!?
  • 22:48Ndeshja Konyaspor–Palestina ndërpritet simbolikisht në minutat e fundit
  • 22:08Në prag të Izrael–Kosovë, delegacionet zhvillojnë darkën zyrtare në Debrecen
  • 20:31Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi: Do ta tregoj të vërtetën