Klubi malishevas ka reaguar ashpër pas ndeshjes se sotme në Podujev duke thën se “çuditërisht” në këtë takim nuk funksionoi sistemi VAR, gjë që sipas tyre ishte befasia e parë e ndeshjes.

Në reagimin e publikuar, FC Malisheva ka hedhur akuza edhe ndaj gjyqtarit kryesor Lirim Jashari, për të cilin thotë se me vendime kontraverse e ka dëmtuar ekipin edhe në ndeshje të tjera.

“Çka është e tepërt, është e TEPËRT!”, thuhet ndër të tjera në reagimin e klubit, i cili paralajmëroi se do t’u drejtohet organeve përgjegjëse për rastin.