Ditë më parë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i kishte dërguar një shkresë zyrtare, FFK-së.
MKRS-ja e kishte paralajmëruar FFK-në të bëjë disa ndryshime statutare para se ta zhvillojë Kuvendin Zgjedhor.
“Para se të procedohet me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të paralajmëruar për datën 05 shkurt 2026 është e domosdoshme që FFK të ndërmarrë harmonizimin e disa çështjeve thelbësore të Statutit dhe akteve të tejra normative konkretisht:”.
