Gjilani ka shfaqur formë të madhe edhe në këtë javë, duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 3-2 në një ndeshje të tensionuar dhe të mbushur me gola.
Skuadra vendase nisi furishëm, me Edi Basën që realizoi dy gola brenda vetëm pesë minutave, duke i dhënë epërsinë 2-0.
Sulmet e Gjilanit nuk ndaluan dhe Senad Jarovic shënoi golin e tretë në minutën e 37-të. Mysafirët arritën të ngushtonin diferencën me golin e Toni Gomes pak para përfundimit të pjesës së parë, duke mbyllur 45 minutat e para 3-1.
