Mbrojtësi i Barcelonës, Henric Fort nuk do të transferohet te Dortmundi siç pritej. Real Sociedad ka arritur marrëveshje të plotë verbale me Barcelonën për transferimin e Hector Fort, me marrëveshjen që tashmë është në fazën finale.
Mbrojtësi spanjoll do t’i bashkohet Real Sociedadit për një shumë prej 8 milionë eurosh, ndërsa Barcelona do të ruajë 50% të të drejtave mbi një shitje të ardhshme.

