Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Gjiganti turk ia mësyn Edon Zhegrovës

GD
Gazeta Demos14 prill 2026 në 12:51
Gjiganti turk ia mësyn Edon Zhegrovës

Juventusi po planifikon të bëjë revolucion në ekip gjatë verës.

Dhe, njëri prej futbollistëve që pritet të largohet nga Torino është edhe Edon Zhegrova.

Ylli kosovar nuk po gjen hapësira nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, i cili së fundmi e vazhdoi kontratën me “Bianconeri”.

Kjo nënkupton se Zhegrova duhet t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Bardhezinjtë pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit italian.

Dhe, mediumi turk “Fanatik” raporton se Besiktasi ia ka vënë syrin përfaqësuesit kosovar.

Bardhezinjtë nga Stambolli në fund të sezonit do të ndahen me përfaqësuesin tjetër kosovar, Milot Rashica, ndërsa tash duan ta transferojnë bashkëkombësin e tij.

27-vjeçari ishte transferuar tek Juventusi për 15 milionë euro, ndërsa ka kontratë me gjigantin italian deri në vitin 2030.

Thuhet se Besiktasi e ka kontaktuar tashmë menaxherin e “Messit të Kosovës” për të kërkuar informacione rreth situatës së kontratës.

Jo vetëm kaq, duket se edhe vetë Zhegrova është duke e projektuar ndërrimin e klubit dhe të fanellës në fund të sezonit, pas një edicioni mjaft të zbehtë dhe pa hapësira.

Ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet i ka zhvilluar veç 447 minuta në të gjitha garat me Juven, ndërsa nuk e ka asnjë gol e asnjë asist.

Edon Zhegrova

Më shumë nga Sport

  • 23:06Fitore përmbysëse nga Venezia e Rrahmanit, kalon tutje në Kupën e Italisë
  • 22:29Muriqi me Fenerbahçen e tij e nisin me humbje sezonin në Superligën turke
  • 20:24PSG i dërgoi avionin privat, por transferimi i portierit japonez u anulua papritur – ja çfarë ndodhi
  • 20:22Alarm te Bayerni: Musiala tremb të gjithë pasi humb ndjenjat në fushë
  • 20:12Nis epoka Salah te Trabzonspori, egjiptiani bën debutimin e tij