Lojtarët e Manchester Cityt kanë marrë një vendim të pazakontë, duke treguar përgjegjësi dhe respekt ndaj tifozëve të tyre besnikë.
Sipas asaj që raporton ”Sky Sports News”, futbollistët e skuadrës angleze kanë vendosur të rimbursojnë tifozët që udhëtuan për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bodo/Glimt, e cila përfundoi me humbjen 3-1 të ekipit të Pep Guardiolës
Skuadra ka vendosur të mbulojë plotësisht koston e biletave të ndeshjes, si një gjest falënderimi për mbështetjen e treguar nga tifozët, pavarësisht rezultatit zhgënjyes në fushë.
