Sulmuesi Vedat Muriqi e ka arritur objektivin për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas.
Me dy golat ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi shkoi në shifrën e 55 golave në fanellën e skuadrës spanjolle, për ta kaluar legjendën e klubit Samuel Eto’o.
Ish-ylli i Barcelonës e mbante që shumë vite këtë rekord të madh, por tani për një periudhë të gjatë – Muriqi do të jetë në historinë e Mallorcas.
“Muriqi është golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas për La Liga”, shkroi ndër të tjera skuadra spanjolle.
