Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Juventusi mposht Benficën, Zhegrova nuk aktivizohet asnjë minutë

GD
Gazeta Demos21 janar 2026 në 22:58
Juventusi mposht Benficën, Zhegrova nuk aktivizohet asnjë minutë

Juventusi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Benficës me rezultat 2-0, në ndeshjen e xhiros së 7-të të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, e zhvilluar në Allianz Stadium.

Në këtë takim, Edon Zhegrova mbeti në bankën rezervë dhe nuk u aktivizua asnjë minutë.

Pjesa e parë dhe fillimi i pjesës së dytë u karakterizuan nga një lojë e baraspeshuar, me raste për të dyja skuadrat.

Epërsia për bardhezinjtë erdhi në minutën e 55-të, kur Khephren Thuram realizoi golin e parë të ndeshjes. Vetëm nëntë minuta më vonë, në minutën e 64-të, Weston McKennie dyfishoi rezultatin, shkruan Gazeta Express.

Benfica pati mundësinë të rikthehej në lojë nga pika e bardhë, por Pavlidis humbi penalltinë pas një rrëshqitjeje në momentin e goditjes. Pas golave të pësuar, skuadra portugeze nuk arriti të reagojë.

Me këtë fitore, Juventusi renditet në pozitën e 15-të me 12 pikë, ndërsa Benfica ndodhet në vendin e 29-të me 6 pikë pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Kampionëve.

Juventus

Më shumë nga Sport

  • 23:09Nations League/ Këta janë fituesit e sotëm
  • 22:56Ka puls edhe pa Mbappen, Franca mposht në fund Belgjikën
  • 22:49Italia kthehet te fitorja, e “çmonton” Turqinë
  • 22:41Olise e ndryshon lojën, shënon për Francën
  • 21:49Maran për ndeshjen ndaj San Marinos: Kemi respekt për ta, duhet të tregojmë identitet