Legjenda braziliane, Ricardo Kaka, rikthehet në “San Siro” në një nga përballjet më të mëdha të futbollit italian, derbin mes Milanit dhe Interit.
Kaká nuk mundi t’i përmbante emocionet, ndërsa u duartrokit në këmbë nga tifozët!

Me fanellën e Milanit, Kaka zhvilloi 223 ndeshje zyrtare dhe realizoi 77 gola. Ai fitoi një Ligë të Kampionëve në vitin 2007, një titull të Serie A, Superkupën e Evropës, Kupën e Botës për Klube dhe trofe të tjerë të rëndësishëm.
Viti 2007 ishte kulmi i karrierës së tij. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, në të cilin udhëhoqi Milanin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve, Kaka fitoi Topin e Artë dhe çmimin FIFA World Player, duke u konfirmuar si futbollisti më i mirë në botë.