Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Kërkesë e çuditshme, skuadra kosovare po kërkon ndihmë financiare për autobus!

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 15:55
Kërkesë e çuditshme, skuadra kosovare po kërkon ndihmë financiare për autobus!

Një kërkesë e pazakontë ka ardhur nga skuadra e Kikës së Hogoshtit.

Skuadra kosovare po kërkon mjete financiare për blerjen e një autobusi.

“KËRKESË PËR NDIHMË FINANCIARE

Kërkesë për mbështetje financiare për blerjen e një autobusi me 37 ulëse për Klubin Kika dhe komunitetin e Hogoshtit

Të nderuar bashkëatdhetar, bashkëvendas e sportdashës të klubit Kika

Me këtë kërkesë dëshirojmë t’ju drejtohemi për mbështetje financiare për një projekt me rëndësi të veçantë për Klubin Kika dhe për të gjithë komunitetin tonë nga lokaliteti i Hogoshtit.

Qëllimi ynë është blerja e një autobusi me 37 ulëse, i cili do të përdoret për nevojat dhe aktivitetet e Klubit Kika, por njëkohësisht do të jetë në shërbim edhe të komunitetit për organizime të ndryshme.

Autobusi do të mundësojë realizimin dhe pjesëmarrjen në:

* ekskursione dhe aktivitete të klubit;

* udhëtime dhe organizime sportive;

* aktivitete të ndryshme të komunitetit;

* ekskursione dhe vizita për fëmijë e të rinj;

* organizime të tjera në interes të komunitetit dhe të lokalitetit të Hogoshtit.

Pra, ky autobus do të jetë pronë dhe aset i Klubit Kika, por synimi është që të jetë në funksion dhe në shërbim të komunitetit të Hogoshtit, duke u përdorur për nevoja të ndryshme të përbashkëta.

Vlera e autobusit është 25,000 euro.

Autobusi gjendet në shtetin e Gjermanisë( ku jemi të obliguar që deri në ditën e mërkurë t’i japim përgjigje kompanisë për blerje)

Për shkak të kostos së papërballueshme, nga java tjetër Klubi është pa transport.

Për realizimin e këtij projekti, kërkojmë kontributin dhe mbështetjen e të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë. Çdo kontribut, pavarësisht shumës, është i rëndësishëm dhe do të na afrojë më shumë drejt realizimit të këtij qëllimi.

Mënyrat e kontributit

Në Zvicër, pagesat mund të bëhen përmes anëtarëve të shoqatës ose në Euro edhe në llogarinë e Klubit.

* Rexhep Latifaj +41 76 573 27 10

* Veton Sermaxhaj +41 76 432 71 12

* ⁠Shemsedin Biqkaj +41 79 583 95 80

* ⁠Bekim Ahmetaj +41 76 543 19 72

Në Kosovë, dhe shtetet tjera mjetet mund të derdhen në:

* Llogarinë e Klubit Kika BPB BANK -1302001001705214

* ose përmes financierit të Klubit Kika, Faruk Mujaj -Nr tele 044151097

Besojmë se me përkrahjen dhe solidaritetin e komunitetit tonë do të arrijmë ta realizojmë këtë projekt, i cili do t’u shërbejë jo vetëm sportistëve dhe të rinjve të Klubit Kika, por edhe shumë aktiviteteve dhe nevojave të komunitetit tonë.

Ju falënderojmë paraprakisht për çdo ndihmë, mbështetje dhe kontribut”, thuhet në njoftim

kërkesëfinanciareskuadra

Të ngjashme

PDK me të njëjtën kërkesë: Seanca të vazhdojë në ora 11:00

PDK me të njëjtën kërkesë: Seanca të vazhdojë në ora 11:00

07:58

Më shumë nga Sport

  • 17:37PSG përjashton mundësinë e largimit të dy yjeve këtë verë
  • 17:36Portieri i Spanjës me gabim të pafalshëm në La Liga
  • 17:26Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Ballkanit dhe Vushtrrisë
  • 17:11Zyrtarizohet staft i Xavit te Holanda, asistent është një legjendë e futbollit
  • 16:46Dy herë kampioni i botës në boks vritet me armë zjarri jashtë shtëpisë së tij