Përfaqësuesja e Kosovës te femrat ka marrë një përforcim të madh në portë.
Bëhet fjalë për Lea Kramovikun, e cila vendosi të braktis Zvicrën për të mbrojtur ngjyrat tona.
Madje Kramoviku është ftuar për play-offin ndaj Austrisë, e cila është e vlefshme për kualifikimin në Botëror të vitit të ardhshëm që mbahet në Brazil.
Zyrtarizimin e bëri edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi i cili i uroi mirëseardhjen portieres në familjen dardane.
“Është gjithmonë emocion i veçantë kur një futbolliste e re i bashkohet familjes dardane dhe vesh me krenari fanellën e Kosovës. Mirë se erdhe në shtëpi, Lea! Të priftë e mbara në rrugëtimin tënd me Kosovën!”, u shpreh Ademi.
Kramoviku, është pjesë e Luzernit në kampionatin zviceran dhe ka gjithsej 7 paraqitje./